“Ti je një palaço cirku …”, debat i ashpër mes Bardhit dhe Ramës. Deputeti demokrat përjashtohet nga seanca

0
Gjigandi

Ka degraduar në fyerje dhe sharje të ndërsjellta debati mes deputetit demokrat Gazment Bardhi dhe kryeministrit Edi Rama në sallën e parlamentit.

Shkak u bënë akuzat e Bardhit se PS ka angazhuar biznesmenë që të intimidojnë deputetët për të votuar kandidaturën e Ardian Dvoranit për të qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Menjëherë pas këtyre akuzave kryeminsitri reagoi duke i quajtur shpifje të ulta.

Pjesë nga debati:

Bardhi: Zoti kryeministër ne nuk kemi asnjë problem se çfarë bëni ju me kandidaturën tonë për Avokat të Popullit, as kemi lypur gjë as s’po na falni gjë, ka një proces kushtetues për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, që kërkon 84 vota. Nisi një traditë PD ku Aviokatin e Popullit e propozon opozita. Në 2017-n e ruajtët ju këtë traditë dhe u votua, edhe në këtë rast ka zotim publik nga ana juaj që do të votoni kandidatin e propozuar nga ana e PD. Ndoshta ju nuk jeni informuar, por të dy kryetarët e grupeve kanë patur një proces konsultimi. Grupi juaj parlamentar ka përjashtuar 6 nga 11 kandidaturat. Nga pjesa e mbetur është e drejtë e grupit parlamentar të PD të sillte emër. Kandidatura që përmendët ju nuk ndahet në PD, PS apo cili do lloj,. Kandidattura që ne kemi sjellë nuk ishte kandidaturë në listën e kandidaturave të përjashtuara nga PS. Nuk u ankua askush këtu për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Ajo për të cilën u ankuam ishte se ju kërkoni ta bëni në seksion të PS-së Gjykatën Kushtetuese. Drejtuesit më të lartë të grupit tënd parlamentar jo vetëm kërkuan votë për Ardian Dvoranin, por kanë angazhuar oligarkë, Salillari, Zamir Mane shoku jot.

RonaTyra

Rama: Ky person këtu është intimituar nga filani, jo më trego emra dhe shokët.

Bardhi: Oligarëkët dhe mafiozët e tu

Rama: Cilët janë oligarkët dhe mafiozët. Mor zotëri të çohet personi dhe të thotë mua më ka intimiduar filani, jo me shpifje, një çetë shpifsish.

Bardhi: I ke çuar ti.

Rama: I kam çuar unë se e ke bindje ti. Palaço.

Bardhi: Palaço je ti.

Rama: Ti je palo cirku. Të thuash ke intimiduar njerëz pa asnjë provë sille provën. Ti je një palaço cirku.

Bardhi: Ti je një legen, një mafioz.

Rama: Je një palaço që i ofron fytyrën një cikru mashtrimesh dhe fantazish, të kesh turp.

Bardhi: Ruaj qetësinë.

Rama: Çfarë qetësie ë ruaj, nuk jam palaço si ti unë që të ruaj qetësinë kur thua të pavërteta. Ik more palaço.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu