Thyen bojkotin për kundërshtimin e hartës së re gjyqësore/ Komisioni i Disiplinës ‘dënon’ sot 15 avokatë me gjoba e pezullim licence

0
Gjigandi

Komisioni i Disiplinës do të mblidhet sot për të vendosur masat e disiplinës ndaj 5 avokatëve që thyen bojkotin e vendosur nga Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë.

Burime për median bëjnë me dije se avokatët do të ndëshkohen me gjoba, pezullim licence dhe propozim për heqje licence. Shkak për këtë është bërë thyerja e bojkotit të të përgjithshëm pa afat të seancave, kjo e vendosur nga dhoma e Avokatisë për të kundërshtuar hartën e re gjyqësore. Harta e propozuar konsiston në shkrirjen e 18 gjykatave në vend.

Harta e re gjyqësore parashikon në total 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe shkrirjen e gjykatave të apelit në një të vetme. Avokatët i kërkojnë qeverisë të mos e miratojë këtë skemë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu