Thirrje terroriste dhe nxitje të urrejtjes, SPAK çon në gjyq dosjen e Ibrahim El Salih

0
Gjigandi

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka çuar për gjykim çështjen e Ibrahim El Salih (Lekica), 56 vjeç nga Kukësi, i akuzuar për thirrje terroriste esktremiste dhe nxitje të urrejtjes.

Ai akuzohet për veprën penale të “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, pasi bënte thirrje terroriste në rrjete sociale.

Sipas SPAK, postimet e të akuzuarit në rrjetin social “Facebook” përmbanin elementë të deformimit të koncepteve fetare, të propagandës ekstremiste dhe nxitëse të urrejtjes.

Lekica bënte thirrje që ndjekësit e tij të përkrahnin “xhihadin”, shtetin Islamik të Irakut, personat e burgosur të cilët kryejnë vepra penale dhe akte terroriste kundër disa shteteve perëndimore, si dhe kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste.

“Referuar përmbajtjes së shkrimeve të publikuara nga ky i pandehur (duke filluar nga data 22.09.2021 e në vijim) nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, transkriptimit dhe përkthimit të videove nga gjuha e huaj (arabe) në atë shqipe, është arritur në konkluzionin se, postimet e kryera përmbanin elementë të konsiderueshëm të deformimit të koncepteve fetare, të propagandës ekstremiste dhe nxitëse të urrejtjes.

RonaTyra

Nëpërmjet postimit të përmbajtjes së shkrimeve nga ana e të pandehurit manifestohen thirrje/ propagandë që të shtyjë personat lexues/ndjekësit e tij për të përkrahur luftën e shenjtë “xhihadin”, është solidarizuar me personat e vrarë në këtë luftë, me legjitimimin e krijimit të të ashtuquajturit shteti islam i Irakut dhe udhëheqësit e tyre, duke u solidarizuar me fitoren e luftëtarëve të shtetit islam të Irakut, ka mbështetur personat e burgosur të cilët kryejnë vepra penale dhe akte terroriste kundër disa shteteve perëndimore, ka përkrahur mobilizimin e fëmijëve në akte të dhunshme, si dhe ka synuar nxitjen dhe ka bërë thirrje publike për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste”, thuhet në njoftimin e SPAK.

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu