“The Week” fton amerikanët të vizitojnë Vjosën!

0
Gjigandi

Rafting, shëtitje në këmbë apo me biçikletë, lugina e Vjosës ofron një prej peizazheve më piktoreske të Shqipërisë. Është revista e njohur amerikane “The Week” që fton lexuesit e saj të vizitojnë atë që konsiderohet si lumi i vetëm i egër i Europës.

Revista citon përpjekjet për mbrojtjen e këtij lumi si dhe vendimin e qeverisë shqiptare për ta shpallur atë Park Kombëtar.

“Udhëtimi përgjatë këtij lumi ofron një peizazh me bukuri ndonjëherë befasuese, ku vreshtat, pemishtet dhe ullishtat “përzihen” me livadhe me lule të egra, mes maleve të larta të mbuluara me pyje lisi, dhe pisha” – thuhet në shkrim.

E përjavshmja amerikane përmend urat e lashta që përshkojnë ujërat e lumit, por nënvizon se aty-këtu ka gryka dhe kanione ku raftingu është i mrekullueshëm. Përveç bukurive natyrore të Vjosës, revista amerikane përmend edhe mipritjen e shqiptarëve si dhe kulinarinë e kësaj zone.

Shqipëria thuhet në shkrim është “e njohur” për ushqimin e saj dhe Lugina e Vjosës e vendos më lart standardin. Kanioni i Lengaricës dhe lugina e lumit Drinos janë sërish zona të mbrojtura. Shkrimi fton amerikanët të vizitojnë edhe qytetin muze të Gjirokastrës i mbrojtur si një pasuri e UNESCO-s.

RonaTyra

a.c./dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu