Tërmeti në Afganistan, raportohet për më shumë se 1000 viktima! Banorët gërmojnë në rrënoja për të gjetur të mbijetuarit!

0
Gjigandi

Ekipet e shpëtimit po gërmojnë për të mbijetuar nga një tërmet i fuqishëm që rrafshoi fshatra të tëra në Afganistan, duke vrarë më shumë se 1000 njerëz.

Tërmeti me magnitudë 6.3 goditi mëngjesin e së shtunës provincë Herat. Ndërkohë banorët po përdorin lopata dhe duar për të gjetur të mbijetuarit.

Sipas OKB, më shumë se 500 persona rezultojnë të zhdukur.

Ndihmat, e vonuara nga rrugët e bllokuara dhe linjat e komunikimit që nuk funksionojnë, filluan të hënën.

Tërmeti goditi Zindajan, një qark rural rreth 40 km nga qyteti i Heratit, ku “100% e shtëpive vlerësohet të jenë shkatërruar plotësisht”, sipas Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA).

RonaTyra

 

Pamjet nga fshatrat tregojnë shtëpi të tëra të kthyera në rrënoja.

“Ne filluam të gërmojmë me lopata dhe çfarëdo që kishim për të shpëtuar gra dhe fëmijë nga rrënojat”, tha një banor.

 

Deri më tani raportohet se janë mbi 1500 të plagosur ndërsa spitalet hasen me vështirësi për t’i akomoduar. Shumë prej tyre u dërguan në Spitalin Rajonal të Heratit, ku ekipet nga shoqata bamirëse mjekësore Médecins Sans Frontières (MSF) janë që nga e shtuna.

 

Qeveria talebane ka thënë se të mbijetuarit e tërmetit kanë nevojë urgjente për ushqim, ujë të pijshëm, ilaçe, rroba dhe tenda për strehim.

a.c./dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu