Tensionet në veri të Kosovës, Stoltenberg: NATO po monitoron situatën

0
Gjigandi

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke komentuar tensionet në veri të Kosovës ka dërguar një mesazh të qartë për të dyja palët.

Në një intervistë për televizionin francez “France 24”, i pyetur se sa i shqetësuar është për ngjarjet e fundit në Kosovë, Stoltenberg është përgjigjur se mesazhi i tij për të dyja palët ishte që të përmbahen nga deklaratat që kontribuojnë në përshkallëzimin e konfliktit dhe lëvizjet, dhe për të ndihmuar në uljen e tensioneve.

“NATO është shumë e fokusuar në çështjen e Kosovës, si dhe në Ballkanin Perëndimor. Ne kemi një histori të gjatë, kemi ndihmuar për t’i dhënë fund dy luftërave etnike, fillimisht në Bosnje dhe Hercegovinë, dhe më vonë në Kosovë. Forcat tona janë ende të pranishme atje përmes Forcat e NATO-s, gjegjësisht KFOR-i i cili ka gati 4000 anëtarë dhe është faktor kyç në stabilizimin e rajonit dhe situatës”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Stoltenberg u shpreh se forcat e NATO janë të gatshme, të afta dhe ‘vigjilente’ dhe theksoi se ata po monitorojnë situatën me shumë kujdes.

Ai shtoi se forcat e NATO-s dhe BE-së bashkëpunojnë ngushtë, dërkohë që theksoi se kërkesa e tij për të gjitha palët është që të përmbahen nga retorika që kontribuon në përshkallëzimin e konfliktit dhe të ndihmojnë në uljen e tensioneve.

RonaTyra

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu