Tensionet në veri të Kosovës, Beogradi: Populli serb është ngopur dhe nuk duron më

0
Gjigandi

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është “i vetmi që dëshiron konflikte dhe luftë” dhe se “Beogradi dhe populli serb dëshirojnë paqe dhe gjithmonë insistojnë në paqe”.

“Populli serb është ngopur me terrorin e Kurtit dhe nuk do të durojmë më, populli serb do të përgjigjet me gjithë çka ka kundër agresionit të Kurtit”, ka thënë ai përmes një postimi në Facebook, duke mos ofruar dëshmi për pretendimet e bëra.

Kujtojmë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi mbrëmjen e djeshme se barrikadat e vendosura në veri të Kosovës duhet të hiçen menjëherë dhe se autoritetet e Kosovës janë në kontakt të vazhdueshëm me misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR.

“Ka disa ditë që Serbia kërcënon Kosovën me agresion. Presidenti dhe kryeministrja e Serbisë bëjnë thirrje për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë. Një mijë ushtarë thonë, duke u thirrur në Rezolutën 1244 (1999) të KS të OKB-së”, tha Kurti përmes një postimi në Facebook, duke iu referuar synimeve të autoriteteve serbe për angazhim të forcave të saj në Kosovë.

“Kosova është shtet evropian, demokratik dhe pro-amerikan. Me këtë udhëheqje që ka, Serbia është autokratike, pro-aziatike dhe luftënxitëse. Ne nuk duam konflikt, ne duam paqe dhe progres, por agresionit do t’i përgjigjemi me gjithë fuqinë që kemi”, nënvizoi ai.

RonaTyra

Kurti u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian që të dënojnë atë që e ka konsideruar “dhunë të orkestruar” dhe ka thënë se çdo veprim tjetër “do të inkurajojë Beogradin zyrtar për më shumë nxitje për destabilizim të Kosovës”. / REL

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu