Tensionet në veri, Osmani takon komandantin e KFOR

0
Gjigandi

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia. Ata kanë biseduar për zhvillimet e fundit dhe sigurinë në Kosovën. Ende nuk janë dhënë detaje të tjera nga ky takim.

Veriu i Kosovës vazhdon të jetë i bllokuar. Sot bëhen dhjetë ditë që nga vendosja e barrikadave në disa rrugë kryesore në tri komuna veriore të Kosovës, në Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok. Deri më tani barrikadat po qëndrojnë pavarësisht kërkesave për largim të menjëhershëm të tyre.

Dhjetëra protestues nga Serbia u mblodhën pasditen e së dielës pranë kufirit me Kosovë, më konkretisht afër pikës kufitare në Jarinjë, nën pretendimet se duan “të zhbllokojnë kalimin për serbët”. Ata dogjën pankarta, shanë misionin e KFOR-it, ndërsa dëgjoheshin edhe shpërthime e madje tentuan edhe ta kalojnë kufirin.

Forcat paqeruajtëse të NATO-s kanë shtuar prezencën në veri të Kosovës.

a.m/dita

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu