Tensionet në veri, ministri grek: Kosova e Serbia t’i zbatojnë marrëveshjet e arritura

0
Gjigandi

Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias, në një konferencë të përbashkët me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë.

Ai ka shtuar se është e rëndësishme që nga të dyja palët të zbatohet ajo që është arritur deri tani.

Ka shtuar se vizita e tij nënvizon rëndësinë që ka për Greqinë rajoni dhe bashkëpunimin e afërt me Ballkanin Perëndimor.

Ka shtuar se është i gatshëm që ta shtyjë përpara bashkëpunimin.

Ai ka thënë se është i lumtur me shifrat tregtare me Kosovën.

RonaTyra

“Në analizat tona të fundit BE-ja është destinacioni përfundimtar për gjithë Ballkanin Perëndimor. Duhet të bisedojmë për bashkëpunimin në aspektin energjetik. Greqia është e gatshme ta ndihmojë Ballkanin Perëndimor. Ne e mbështesim plotësisht dialogun Prishtinë-Beograd dhe marrëveshjet ligjërisht të obligueshme. Është e rëndësishme që nga të dyja palët të zbatohet ajo që është arritur”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se nuk duhet lejuar palët e treta që ta shfrytëzojnë rastin për destabilizim.

a.m/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu