Seanca e sotme plenare i ishte dedikuar rezolutës për Kosovën për të dënuar sulmin në Banjskë.
Kur kryeministrit Edi Rama i ishte dhënë fjala për të dalë në foltore, atë e zuri deputeti demokrat Ervin Salianji.
Ky i fundit kërkoi fjalën për procedurë, por u kundërshtua nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla.
“I kam dhënë fjalën zotit kryeministër. Jemi brenda interpelancës. Jemi brenda rregullores”, tha Nikolla.
Kjo e la kryeministrin Edi Rama në këmbë pas ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu, duke debatuar me deputetin demokrat që të lironte foltoren.
Pas pak minutave replika, Salianji e liroi foltoren dhe kryeministri nisi fjalën e tij për draft-rezolutën për Kosovën.
j.l./ ABC24.AL