Tension mes Polonisë dhe Ukrainës për personazhin e Luftës së Dytë Botërore

0
Gjigandi

Qeveria polake ka kritikuar nderimin e autoriteteve ukrainase për figurën e Stepan Bandera, një personazh i diskutueshëm i Luftës së Dytë Botërore, i konsideruar hero në Ukrainë dhe autor gjenocidi nga polakët.

Sipas zëvendësministrit të Jashtëm polak, Arkadiusz Mularczyk, është “e papranueshme” që Polonia të nderojë Stepan Banderën, “ideologun e nacionalistëve ukrainas që vranë dhjetëra mijëra polakë në Volhynia”. Mularczyk shpjegoi më tej se “çështjet historike janë një element shumë i rëndësishëm” i marrëdhënieve midis Polonisë dhe Ukrainës.

“Varshava sot tregon se mbështet Kievin dhe Ukraina duhet ta respektojë këtë”, nënvizoi zv/ministri i Jashtëm i Polonisë.

Bandera ishte një luftëtar ukrainas që luftoi për pavarësinë e Ukrainës perëndimore, e cila në ato vite (para Luftës së Dytë Botërore) ishte pjesë e Polonisë dhe Austro-Hungarisë. Ai iu bashkua Organizatës së Nacionalistëve Ukrainas, një grup që u lidh me Gjermaninë naziste, kur ajo donte të pushtonte Bashkimin Sovjetik.

Më vonë, në vitin 1941, shokët e tij shpallën pavarësinë në qytetin ukrainas perëndimor të pushtuar nga nazistët, Lviv, por Hitleri e hodhi poshtë deklaratën dhe Bandera u dërgua në kampin e përqendrimit Sachsenhausen. Bandera u vra në Mynih me cianur, nga një agjent i KGB-së, në vitin 1959. Ai shihet si hero kombëtar nga disa ukrainas, por si armik nga Polonia, vend me të cilin pati tensione gjatë gjithë jetës së tij.

RonaTyra

Të dielën, disa institucione qeveritare të Ukrainës, përfshirë Parlamentin, përkujtuan përvjetorin e lindjes së Banderës, lëvizja nacionaliste ukrainase e të cilit qëndron pas vrasjes së rreth 100 000 civilëve etnikë joukrainas në Volhynia.

Të nesërmen, kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, deklaroi se ishte “kundër relativizimit të krimit në Volhynia” dhe pretendoi se ia kishte komunikuar “vlerësimin e tij negativ” homologut të tij ukrainas, Denys Shmyhal, “si dhe të gjithë atyre që nuk e kuptojnë dhe e lavdërojnë Banderën”.

Kryeministri polak shpjegoi se disa anëtarë të familjes së tij kishin “kujtime të tmerrshme” të asaj kohe dhe theksoi se “kishte një gjenocid nga nacionalistët ukrainas në zonat kufitare të Ukrainës dhe Polonisë”.

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu