Tendencat e ngjyrave për vitin 2023

0
Gjigandi

Nga Fatma Diko

 

Nuk ka asgjë si fuqia transformuese e bojës. Ju mund të zgjidhni një nuancë bojë sipas estetikës suaj të dizajnit, kushteve të ndriçimit të dhomës ose disponimit që keni ndërmend të vendosni dhe të shihni se si ngjyra e duhur mund të bëjë ndryshimin në hapësirën tuaj. Por nëse keni nevojë për një frymëzim për lyerjen e shëpisë ,me poshtë do të lexoni tendencat kryesore të ngjyrave të bojës për vitin 2023.

VIVA MAGENTA

Viva Magenta është një nuancë e bukur, e pasur e së kuqes që është sa e ngrohtë dhe e guximshme.Kjo ngjyrë do të lartësojë ndjesinë e një dhome duke sjellë energji pozitive, të fuqishme dhe pasionante.

RonaTyra

E VERDHA

Me rikthimin e stileve retro të viteve 1970, do të shohim ngjyra të gëzueshme në të verdhë dhe pastel për të krijuar një pamje moderne dhe lozonjare. Ngjyrat që e mbajnë humorin të ndritshëm dhe të gëzueshëm bëjnë rrugën e tyre në qendër të vëmendjes. Ndërsa kalojmë më shumë kohë në shtëpi, gjithçka ka të bëjë me dizajnimin e hapësirave që mishërojnë lumturinë.

BLU E PASTËR

Blu vjen në trendet e ngjyrave çdo vit, thjesht duke marrë një formë paksa të ndryshme. Guximi dhe ngrohtësia e gjetur në ngjyrën blu do të vazhdojnë të jenë të spikatura në shtëpitë tona. Ngjyrat më të errëta formojnë një sfond shumë më të mirë për pikturat dhe veprat e artit sesa e bardha. Nëse jeni ende në mëdyshje, filloni transformimin tuaj në një tualet ose dhomë gjumi të vogël, pasi ngjyrat më të pasura funksionojnë mirë në hapësira të tilla.

JADE (NGJYRA E PERLËS)

Prekjet e këtij toni xhevahiri po shfaqen në ambientet e brendshme anembanë botës. Bluja e zbehtë dhe jeshile e frymëzuar nga ngjyra natyrale e vetë perlës janë gjithnjë e më popullore dhe mund të aplikohen si në një arredim të qetë gjithashtu dhe dinamik.

LEVANDER

Nuancat e vjollcës janë lidhur më parë me pasurinë dhe mbretërinë, dizajnerët po e përfshijnë atë në estetikë të freskët, bashkëkohore duke sjellë një dinamikë të re në ngjyrë.

Viti 2023 ka të bëjë me ngjyrat që ju bëjnë të ndiheni mirë. Harrojeni në të vërtetë të jeni në trend, tendenca është të shkoni me atë që doni, të krijoni dhoma të mbushura me ngjyra që pasqyrojnë stilin tuaj personal dhe t’ju japin një energji të mirë sa herë që hyni në to. Eksperimentoni me nuancat, në fund të fundit është vetëm bojë, është përditësimi më i lehtë me angazhim të ulët që mund t’i bëni një shtëpie, kështu që mos u ndalni të provoni diçka që keni dashur të shihni në muret e shtepisë prej vitesh. 2023 është koha për ta bërë atë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu