Telebingo Shqiptare: Superçmimet që do të fitohen me biletën speciale të Vitit të Ri

0
Gjigandi

Nis festa e milionave në Telebingo Shqiptare. Duke blerë një biletë që kushton vetëm 300 lekë, mund të dyfishoni shanset për të qenë fitues, jo vetëm i mbi 100 milionë lekëve të vjetra, por edhe një apartamenti 2+1 në Tiranë, 3 “Rrogave Telebingo”, 2 çmimeve “Super Peta” me të cilat mund tësiguroni nga 1 deri në 15 milionë lekë të vjetra, 2 çmime “100 sekonda në Spar”, si dhe shumë dhuratave dhe çmimeve të tjera speciale.

Me biletën festive të Vitit të Ri, që tashmë gjendet në të gjitha pikat e shitjes, ju do të mund të luani në lojën telefonike të datës 25 dhjetor, si dhe në shorteun e madh të Vitit të Ri, që do të hidhet në datën 1 janar 2023, ku dhe do të fitohet bingo e madhe milionere, apartamenti, 3 “Rrogat Telebingo”, 2 çmimet “Super Peta”, 2 çmimet “100 sekonda në Spar”, shumat në zarfe do të nisin nga 40,000 lekë, si dhe shumë dhurata të tjera. Ndaj mos ngurroni, nxitoni të blini biletën tuaj të fatit,që të jeni milioneri fatlum i Vitit të Ri.

Fituesit e shorteut të djeshëm

Edhe këtë të dielë që lamë pas, TelebingoShqiptare ka shpërblyer me dhurata dhe çmime tëkënaqshme me mijëra fitues në të gjitha qytetet e vendit, duke filluar me lojën telefonike me dhuratat dhe shumat e fshehura në zarfe, për të vijuar me lojën e “Ruletës së fatit”, shorteun e goglave për çmimin e madh të javës, etj.

Murat Çullhaj, ishte një ndër fituesit që fati i ka ecur më së miri, pasi në shorteun e datës 11 dhjetor, fitoi çmimin e preferuar të“Rrogës Telebingo”. Ditën e djeshme ai ka nënshkruar kontratën, me anë të cilës për 12 muaj rresht, do të marrë nga Telebingo Shqiptare shumën e garantuar prej 50,000 lekësh.

RonaTyra

Shpallja e fituesve ka nisur me lojën e “Ruletës së fatit”, ku mbi 4.3 milionë lekë të vjetra janë siguruar nga dhjetë fituesit e përzgjedhur në shorteun e datës “11dhjetor”, të cilët kanë luajtur ndërmjet tyre për tëfituar dy çmimet e mëdha prej 1 milionë lekësh (të vjetra). Në ruletëne fatit, dje Haxhireka siguruar 35,000 lekë, Shefqeti 30,000 lekë, Ismeti 26,000 lekë, Valbona 34,000 lekë, Valentina 103,000 lekë, Fiqirete 32,000 lekë, Jani 27,000 lekë, Ermira 27,000 lekë, Roberti 24,000 lekë, si dhe Feriti 101,000 lekë. Në këtë lojëjanë përzgjedhur edhe 10 fitues të tjerë, të cilët do të luajnë sërishtë dielën e datës 25 dhjetor.

Të tjerë fitues i janë bashkuar Telebingos edhe në lojën telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur si fituese të parë të lojës telefonike Gurien në kryeqytet. Me mbajtjen e zarfeve më të preferuara, ajo ka siguruar shumën prej 50,000 lekësh.

Idriziishte një tjetër fitues që ka tentuar të gjejë se në cilin prej zarfeve mund të fshiheshin “Rrogat Telebingo”, por me mbajtjen e zarfeve në fund të lojës, aika fituarshumën prej 40,000 lekësh, teksa do të luajë edhe në lojën e “100 sekondave në Spar”, kohë në të cilën do të mund të marrë të gjitha produktet e tij më të preferuara. Ndërsa në vijim Agroni ka siguruar nga loja telefonike shumën prej 70,000 lekësh. Një tjetër fituese, kësaj here bëhet fjalë për Pranverën në qytetin e Korçës, e cila i është bashkuar lojës me çmimet e fshehura në zarfe, duke siguruar shumën prej 1 milionë lekësh të vjetra. Enesi ishte një tjetër fituese fatlume,pasi në lojën telefonike ka marrë plot 1 milionë lekë të vjetra edhe ajo. Loja telefonike është ndalur mëpasnënjë tjetër qytet. Amelia në Fier ka vijuar të luajë me zarfet, duke siguruar shumën prej 65,000 lekësh.

Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 1,246,700 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës ndalet në kryeqytet, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Nga hedhja e shortit të goglave janë përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë, përkatësisht të serisë së numrave me një linjë dhe dy linja. Janë shpallur si fitues të serisë me një linjë 6435 lojtarë, të cilët fitojnë nga Telebingo Shqiptare shumën prej 120 lekësh. Fatlumë janë edhe 36 fituesit e serisë së numrave me dy linja, ku secili prej tyre do të marrë nga Telebingo shumën prej 11,540 lekësh. Gjithashtu, nga shorti i goglave janë shpallur si fitues të një bilete, edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 2 të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.

Lista e fituesve në Telebingo Shqiptare është zgjeruar edhe më tej, kur nëstudio janë paraqitur edhe dy fituesi i çmimit të madh të shorteut të datës 11 dhjetor, ku së bashku kanë marrë mbi 10 milionë lekë të vjetra.

Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/1.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu