Policia Rrugore ka gjobitur një automjet për tejkalim shpjetësie me masë ndëshkuese 60 mijë lekë të reja.
Ndërkohë Rrugorja bën thirrje që drejtuesit të jenë më të kujdesshëm për të shmangur aksidentet.
“Dy ditë, dy shkelje të njëjta, zero tolerancë për përsëritje. Një mjet i identifikuar nga Komisariati i Policisë Rrugore ka thyer rregullat e shpejtësisë dy herë radhazi, i konstatuar nga autopatrullat civile të Policisë Rrugore. Rezultati? Gjoba maksimale prej 60,000 lekë për çdo shkelje dhe pikët e hequra nga leja e drejtimit. Ky rast është një kujtesë e rëndësishme për të gjithë drejtuesit e mjeteve: Rregullat e rrugës janë aty për të mbrojtur ne të gjithë. Të jemi të kujdesshëm, të respektojmë shpejtësinë dhe të jemi të vetëdijshëm për pasojat e veprimeve tona. Shikoni videon dhe mësoni nga gabimi i tjetrit. Mos lejoni që një moment pakujdesie të kthehet në një pasojë të rëndë të jetës suaj apo të të tjerëve. Ndajeni këtë mesazh për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të siguruar rrugë më të sigurta për të gjithë!”, njofton policia.