Tedi Blushi mesazh ambasadorit: I keni marrë leje Kryetarit të shtetit tuaj për lojrat e grupit të strukturuar?

0
Gjigandi

Tedi Blushi, zëdhënës i Presidentit, i është drejtuar sërish me një mesazh një ambasadori të huaj, pa i përmendur emrin, duke theksuar se Ilir Meta nuk ndalon asnjë të bëhet qesharak dhe karagjoz duke hyrë në debate juridike që nuk ekzistojnë.

googletag.cmd.push(function() { googletag.display(‘div-gpt-ad-1508592105648-0’); });

Por në emër të Presidentit, Tedi Blush i drejton një pyetje këtij ambasadori: A i keni marrë leje Kryetarit të shtetit tuaj kur hyni në lojrat e grupit të strukturuar diplomatik për të diskutuar dekretet e Kryetarit të një shteti që e ka shpallur Pavarësinë që në vitin 1912?!
Reagimi i plotë
Presidenti Meta nuk ndalon asnjë ambasador të bëhet qesharak dhe karagjoz duke hyrë në debate juridike që nuk ekzistojnë, pasi Kushtetuta dhe ligji për Gjykatën Kushtetuese e kanë të shkruar qartë dhe prerë se Presidenti s’mund të bëjë dy emërime të menjëhershme në Gjykatën Kushtetuese.
Por Presidenti nuk i ndalon ata t’i drejtohen vetë Komisionit të Venecias e ta pyesin: Kush është me e rëndësishme, Kushtetuta e Shqipërisë apo Dvorani i Partisë?
Ndërsa Presidenti ka një pyetje për këta dhunues të çdo norme diplomatike dhe Konvente: A i keni marrë leje Kryetarit të shtetit tuaj kur hyni në lojrat e grupit të strukturuar diplomatik për të diskutuar dekretet e Kryetarit të një shteti që e ka shpallur Pavarësinë që në vitin 1912?!

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu