Banorët e Big Brother VIP Kosova, Vivien, Artani dhe Arta, gjatë ditës së sotme kanë folur rreth grave shqiptare të vjetra në moshë.
Ata kanë folur rreth tyre, për traditat e të mbajturit të parave në gjinj.
“Ka qenë një farë inxhja Nexhë në Pejton e kemi pasur, ka qenë shumë plakë e mirë. Gjithmonë na qonte për t’i blerë diçka, veç kur i nxjerrtë paratë nga ‘*icës’, të nxehta valë”, ka thënë Artani.
Në anën tjetër, Vivien ka treguar se si plakat në Shqipëri i mbajnë paratë në pjesën e çorapeve.