Të moshuarit në radhë për të marrë bonusin, flet kreu ISSH: Mund ta merrni brenda 3 viteve, s’ka arsye për shqetësim

0
Gjigandi

Dhjetëra të moshuar janë vendosur në radhë për të tërhequr pensionet e tyre duke krijuar mbingarkesë dhe vonesa.

Në një lidhje me mediat, drejtori i Institutit të Sigurimeve, Astrit Hado, ka sqaruar se bonusi prej 8 mijë lekësh mund të tërhiqet brenda tre viteve, dhe se nuk ka nevojë që të krijohen radhë të gjata me frikën se nuk mund të përfitohet në muajt në vijim.

Nuk ka arsye se të ketë radhë për pensionet në postë. Pensionistët nuk kanë arsye të grumbullohen në një orar të caktuar, por mund të shkojnë ta marrin në çdo orar.

Ne kemi gjeneruar pagesën e shpërblimit prej 8 mijë lekësh, dhe do ta marrë ditën që do të përheqin pensionin. Madje edhe nëse nuk e kanë marrë bonusin e muajit dhjetor prej 5 mijë lekësh, sërish kanë të drejtë ta marrin kur të tërheqin pensionin.

Për tre vjet nuk u humbet e drejta për tërheqjen e bonusit”, tha ai.

RonaTyra

 

o.j/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu