“Të ka rënë Telebingo”, historia e dashurisë që nisi nga një kartmonedhë

0
Gjigandi

Arlinda është protagonistja e radhës në rubrikën “3 Ditë me 5 Yje” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Ajo është nënë e tre vajzave të cilat i ka lënë nën kujdesin e bashkëshortit, Gëzimit ndërsa do të shijojë tre ditët e saj ku nuk do t’i duhet të shqetësohet për asgjë dhe vetëm të argëtohet.

Përgjatë darkës me Ardit Gjebrean, Artenisa Ozajn dhe Joni Peçin, Arlinda kthehet pas në kohë, në vitin 2003 për të rrëfyer njohjen e saj me Gëzimin. Njëkohësisht, edhe Gëzimi i cili ndodhet në shtëpinë e tyre në Tiranë, plotëson me disa detaje të tjera.

Arlinda: Në lidhjen time me Gëzimin kanë vendosur shumë veta ndonjë tullë ose gurë si mund ta quajmë, por personi që i ka dhënë kësaj gjëje ka qenë djali i dajës. 31 Dhjetor 2003. E kishim lënë që atë ditë do ta shijonim të dy bashkë, do dilnim për kafe.

Ardit Gjebrea: Me çunin e dajës?

Arlinda: Po, me çunin e dajës.. bëjmë ca blerje që na duheshin atë ditë se mbylleshin dyqanet dhe i marr 5 mijë Lekë borxh. Kaloi viti i ri, vinte çdo ditë “më jep 5 mijë :ekëshin”, i thashë më qerase ti mua? “Po s’patëm kohë, ti e pate në dorë se ti doje të blije shumë gjëra”. I thashë unë do të të jap 4 mijë lekë dhe ti do më japësh 1 mijë lekë. Ky muhabeti zgjati deri në 1 Prill. Vjen Nertili dhe më thotë “kam 1 mijë lekë, do ma japësh atë 5 mijëshen se më vdiqe?” Dhe e nxjerr atë 1 mijë lekëshin sikur po i dridhej dora, po bënte shaka dhe më thotë “ua, një numër telefoni”.

RonaTyra

Gëzim: Një ditë të bukur, më vjen një telefonatë dhe më pyet dikush “kush je?”

Arlinda: I thashë të vërtetën, siç ndodhi ajo historia.

Ardit Gjebrea: Po, tek 1 mijë Lekëshi gjetëm një numër telefoni.

Arlinda: Po dhe më thotë mua, “urime, të ka rënë Telebingo, ec e tërhiq dhuratën në Tiranë”.(Gjebrea mbetet gojëhapur). Për Zotin po. Vazhdoi biseda një muaj fiks.

Artenisa Ozaj: Nuk e kishe parë asnjëherë?

Arlinda: Asnjëherë. Madje flisnim sikur kishim vite që ishim njohur.

Gëzim: Arlinda kishte datëlindjen dhe unë për t’i bërë surprizë, ditën e ditëlindjes shkoj në Vlorë, e marr në telefon dhe e pyes ku ndodhesh? Tha “ndodhem te Sheshi i Flamurit”.

Ardit Gjebrea: Si t’u duk?

Arlinda: Nuk e di Ardit, më dukej sikur kisha një jetë që e kisha njohur.

Ardit Gjebrea: Vërtet?

Arlinda: Për Zotin.

Ardit Gjebrea: Cili ishte momenti që kuptuat diferencën e moshës?

Arlinda: Ma tha vetë. 14 vjet.

Ardit Gjebrea: 14 vjet diferencë!

Joni Peçi: E ndieni diferencën në moshë?

Gëzim: Tek Arlinda unë nuk kam parë që kjo diferencë ka ndikuar deri tani.

Arlinda: Në rastet e shumta bëhem unë më e madhe se sa Gëzimi.

Ardit Gjebrea: Zihesh shpesh me Gëzimin?

Arlinda: Pjesa që unë zihem me Gëzimin janë fëmijët, kur unë them jo dhe ai thotë po.

Ardit Gjebrea: Jeni natyra të njëjta apo…?

Arlinda: Ne jemi një me Gëzimin, ne kërkojmë te njëri-tjetri gjithmonë… gjithmonë ecim…

Artenisa Ozaj: Paralelisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu