Të futet rregulli i pamëshirshëm! 

0
Gjigandi

Ismet Krasniqi, si i pari i Komitet Olimpik i Kosovës, thirre takimin urgjent, kërko të futet në fuqi nga mekanizmat përkatës: Hyrja e çdo tifozit në fushë, të dënohet 3-5 vite burgim!

Çdo tifoz që thyen karriget në stadiume dhe palestra, të dënohen 3-5 vite burgim?

Klubet të sanksionohen 10-12 ndeshje jashtë fushës së vet, 100 kilometra larg qytetit të vet dhe pa shikues,

Ajo federatë që nuk i zbaton rregullat, t’i merret licenca dhe t’i ndalohet çdo aktivitet! Lëreni komunikatat, e dënojmë dhunën!

Dhuna dënohet me ligj!

RonaTyra

Nuk ka filozofi, urgjentisht të futet rregulli i pamëshirshëm në basketboll! Nëse një tifoz futet në fushë dhe sulmon ekipin rival, 10-12 ndeshje pa shikues të sanksionohet ekipit vendas dhe të gjobitet deri 20 mijë euro.

E dyta, nëse ndodhin rrahjet sikur të dielën që e lamë pas mes tifozëve në finalen e basketbollit, të dënohen ekipet 10-12 ndeshje jashtë fushës, 100 kilometra larg palestrës së tyre dhe pa shikues.

Klubet së bashku me institucionet përkatëse le t’i zbulojnë ata kush  janë organizatorët e vandalizmit dhe dënimit të jetë 3-5 vite burg!

Atëherë secili do të mendojë se si të veprojë kur futet në palestër.

Nëse Komesari i garave nuk vepron sipas rregullave të pamëshirshëm, të shkarkohet dhe t’i merret për jetë licenca që të merret ai me sport.
Nëse nj[ë anëtar i bordit mbron vandalizmin, të përjashtohet për jetë nga sporti!

Dhuna lehtë ndalet, nuk ka nevojë për filozofi. Ata që e fshehin rastin, pisllëqet dhe janë pjesë e institucionit, të arrestohen, të dënohen 3-5 vite me burgim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu