Tashmë zyrtare, ambasadorët e BE miratojnë liberalizimin e vizave për Kosovën

0
Gjigandi

Ambasadorët e Bashkimit Evropian kanë miratuar tekstin e kompromisit për liberalizim e vizave për Kosovën.

Ky hap është bërë para miratimit përfundimtar nga Këshilli i BE-së.

Lajmin e ka bërë të ditur, me anë të një postimi në Twitter Presidenca Çeke e Këshillit të Bashkimit Evropian.

Më 30 nëntor, ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së ishin pajtuar për t’i dhënë mandatin Këshillit Evropian që të negociojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën me Parlamentin Evropian.

Vendimi për lëvizje pa viza do të zbatohet nga data e fillimit të funksionimit të Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) dhe në çdo rast jo më vonë se 1 janar 2024.

RonaTyra

j.l./ dita 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu