Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku ka mbetur i plagosur një efektiv policie si dhe një tjetër qytetar, punonjës i një servisi makinash.
Një automjet tip “Range Rover” ka goditur nga pas një makinë policie. Mjeti i policisë është rrotulluar dhe nga përplasja ka mbetur i plagosur efektivi dhe personi tjetër. Të dy janë transportuar me urgjencë në spital.
Sipas burimeve nga policia, shoferi i “Range Rover”-it ishte nën efektin e alkoolit.
a.c/dita