TALLJA/ Rruga e “artë” tek Rezervat e Shtetit, Fondi Zhvillimit “shqyen” me Vëllezërit Hysa 640 milionë lek për 100 metra rrugicë!

0
Gjigandi

Përmirësimin e infrastrukturës rrugore pranë ish rezervave të shtetit e financon qeveria shqiptare. E përfiton Bashkia Tiranë, e merr si punë kompania “Vëllezërit Hysa”, e tenderon Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe e paguajmë ne si popull.

Çfarë po paguajmë?

Siç shihet nga fotot po paguajmë 640 milionë lek për 100 metra rrugicë. Nga kjo kthesa ku është tabela e punimeve e deri tek godina.

RonaTyra

Një punë që në çdo drejtim ta shohësh, është një tallje. 100 metra rrugë për tu “përmirësuar” na u dashkan 6 muaj punime dhe 640 milionë lek? Dhe përse këtë punë e bën kompania “Vëllezërit Hysa”? Çfarë kriteri kishin që nuk e kishin të tjerët për të asfaltuar 100 metra rrugë për 640 milionë lek? Si doli kjo vlerë?

Zona që dikur njihej si Lundra apo “Rezervat e Shtetit” sot është zona e “artë” e Tiranës. Njerëzit që banojnë në ato zona, kanë pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, të ndershe ose jo të ndershme më shumë se vetë buxheti i shtetit. Dhe nga “Lundra” dikur, sot quhet “andej nga oligarkët”.

Mesa duket ky shfrenim i luksit “andej nga oligarkët” nuk ka lënë pa infektuar edhe rrugët. Dhe ne sot paguajmë me lekët tona, “Vëllezërit Hysa” që të fusin në xhep 640 milionë lek për të “përmirësuar” 100 metra rrugë.

Po nëse do ndërtonin nga fillimi një rrugë “Vëllezërit Hysa” sa do të paguanim.

Vijon…/ Abc24.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu