Takimi me senatorët amerikanë, Kurti: Dialogu me Serbinë nuk mund të vazhdohet sikur s’ka ndodhur asgjë

0
Gjigandi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përfunduar takimin e planifikuar për paraditen e sotme me senatorët amerikane, Jeanne Shaheen dhe Peter Welch.

Në një konferencë për mediat, kreu i qeverisë së Kosovës shprehu mirënjohjen përmbështetjen e  tyre, ndërsa theksoi se sulmet nga Serbia duhet të parandalohen.

Ndër të tjera, Kurti shtoi se procesi i dialogut nuk mund të vazhdojë sikur nuk ka ndodhur asgjë, referuar sulmit të 24 shtatorit.

“Falënderoj për mbështetjen e fortë për Kosovën, veçanërisht pas sulmit terroristë. Siguria e Kosovës është tema kryesore e bisedave tonë, prezantova informatat mbi sulmin e 24 shtatorit ku u vra heroi ynë, Afrim Bunjaku. Përfshirja e Serbisë ka ndodhur të paktën në katër shtresa. Kemi dëshmi që edhe kemi shkëmbyer me partnerët tanë, që plani ka qenë për aneksimin e veriut, përmes sulmeve të koordinuara. Institucionet e sigurisë kanë vërejtur se ka pasur rrezik për sulme nga Serbia. Unë jam kryeministër i të gjitha komuniteteve, të gjitha përpjekjet për destabilizim duhet të ndërpritet, duhet të mbahet përgjegjëse Serbia. Dialogu nuk mund të vazhdojë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Serbia duhet të dënohet çdo shkelje e marrëveshjes bazë”, tha ai.

Senatorët amerikanë kanë takuar sot edhe Presidenten Vjosa Osmani.

RonaTyra

Sulmi i 24 shtatorit në Banjskë

Më 24 shtator, një grup i armatosur sulmoi një njësi patrulluese të policisë së Kosovës në një rrugë në fshatin Banjskë, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Më pas, grupi i sulmuesve u strehua në manastirin në Banjskë, prej ku vazhdoi përleshjet me zyrtarët policorë. Gjatë përleshjeve, sipas autoriteteve kosovare, janë vrarë tre sulmues. Kosova ka fajësuar për këtë sulm – që e cilëson terrorist – Serbinë, por Beogradi ka mohuar se ka gisht në të. Milan Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar – ka pranuar se ka organizuar dhe ka marrë pjesë në sulmin në Banjskë.

Kosova ka publikuar dëshmi për përfshirjen e Radoiçiqit në ngjarjet në veri, përfshirë edhe pamje të incizuara me dron ku ai shihet i veshur me uniformë dhe i armatosur në manastirin e Banjskës më 24 shtator. Pas sulmit, Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë e cila kërkon një hetim ndërkombëtar për të përcaktuar rolin e Serbisë në sulmin në Banjskë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë dënuar ashpër sulmin, teksa u kanë bërë thirrje palëve që të kthehen në dialogun për normalizimin e raporteve që ndërmjetësohet nga Brukseli. Në BE po ashtu disa shtete kanë kërkuar që Serbia të ndëshkohet nëse vërtetohet se ka qenë e përfshirë në sulm. Blloku evropian ka deklaruar se po pret përfundimin e hetimeve dhe më pas do të vendosë se çfarë hapash do të ndërmarrë.

 

j.l./ ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu