Surpriza në botëror, Irani mund Uellsin

0
Gjigandi

Irani mori një fitore të merituar 2-0 ndaj Uellsit, edhe pse golat u shënuan në sekondat e fundit të takimit. E merituar për vetë faktin sepse dominoi me raste, sidomos gjatë fraksionit të dytë.

Irani tregoi se humbja e thellë ndaj Anglisë ishte thjesht rastësi. Pasi iu anulua një gol për jashtë loje dhe dy rasteve të tjera për gol në pjesën e parë, e dyta foli totalisht në favor të iranianëve. Dy shtylla radhazi, por edhe raste të tjera treguan se Irani ishte i pafat.

Uellsi mund të kishte shënuar vetëm në një rast të artë, por portieri kundërshtar devijoi topin në mënyrë të pabesueshme. Në minutën e 86-të, në një kundërsulm të shpejtë të iraninëve, portieri Hennessey i Uellsit ndërhyn në mënyrë të gabuar jashtë zone dhe pas rishikimit me VAR ndëshkohet me karton të kuq.

Por për habi të të gjithëve, në pjesën e mbetur të ndeshjes, duke përfshirë edhe 8 minutat shtesë, është Uellsi që luan më mirë dhe pati dy mundësi të ndëshkonte me 10 lojtarë. Për të ardhur në minutën e fundit të shtesës së akorduar.

Kur të gjithë menduan se kjo sfidë u mbyll pa gola, Irani realizon një gol të bukur. Cheshmi shtang Uellsin me një gjuajtje nga jashtë zone. Por nuk mbaroi këtu, pasi 2 minuta më pas Irani shënon përsëri dhe merr tri pikët e para në grup, duke shpresuar të kalojë më tej në sfidën e fundit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu