Super tifozja që po tërbon Katarin e parashikon kështu fituesin mes Kroacisë dhe Argjentinës

0
Gjigandi

Ivana Knoll vazhdon të përflitet. Pasi sfidoi censurën e Katarit me veshjen e saj seksi, ajo tani ka zgjedhur një mënyrë shumë të veçantë për të bërë parashikimin e gjysmëfinales ndërmjet Kroacisë dhe Argjentinës, e planifikuar për sonte në orën 20:00.

Modelja kroate e ndau qasjen e saj si “fallxhore” përmes një videoje në Instagram. Ivana Knoll, e cila është një modele super seksi, numëron 2.5 milionë ndjekës në Instagram.

Në video shihet Ivana Knoll duke shkelmuar një top drejt dy tifozëve, një kroat dhe një argjentinas, të cilët mbajnë dy “pjata” metalike. Topi godet tifozin kroat, shenjë se duhet të jetë skuadra që sipas Ivana do të shkojë në finale. “Parashikimi im për gjysmëfinalen mes Kroacisë dhe Argjentinës… Kroacia fiton me siguri”, – shkroi ajo mbi video.

Na mbetet vetëm të presim përgjigjen nga fusha e blertë, ku do të përballen dy “Topat e Artë”, Leo Messi dhe Luka Modric. Katër vite më parë, Kroacia arriti në finale, ku më pas u mund nga Franca. Në gjysmëfinalen tjetër janë ende në garë transalpinët, që nesër do të përballen me surprizën e madhe të Botërorit të Katarit, Marokun.

RonaTyra

View this post on Instagram

A post shared by Ivana Knöll (@knolldoll)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu