Sunak telefonon Zelenskyn: Do vijojmë të mbështesim Ukrainën

0
Gjigandi

Kryeministri britanik Rishi Sunak ka shprehur mbështetjen e plotë ndaj Ukrainës, ndaj të cilës Rusia vijon sulmet e ashpra në disa territore.

Në një telefonatë në fillim të janarit me presidentin Volodymyr Zelenskyy, Sunak u shpreh se Ukraina do të ketë mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar në këtë kohë të vështirë lufte. Ai gjithashtu u shpreh se mbështetja do të jetë afagjatë, pas dorëzimit të fundit të më shumë se 1,000 raketave anti-ajrore, shkruajnë mediat e huaja.

“Po punohet gjithashtu për të siguruar pajisje të mëtejshme në javët dhe muajt e ardhshëm për të siguruar fitoren e Ukrainës në fushën e betejës”, shtoi kryeministri.

Të dy liderët folën pas një sulmi me raketa ukrainase që vrau dhjetëra ushtarë rusë në një qytet në rajonin e Donetskut. Rusia lëshoi një breshëri sulmesh në vendet ukrainase gjatë periudhës së vitit të ri.

Një zëdhënës i Downing Street tha se udhëheqësit diskutuan sulmet me dron në Ukrainë në ditët e fundit dhe kryeministri tha se mendimet e Mbretërisë së Bashkuar ishin me popullin ukrainas, pasi ata vazhdonin të jetonin nën bombardime të tilla.

RonaTyra

Më tej, të dy krerët diskutuan samitin e fundit të Forcave të Përbashkëta Ekspeditore në Letoni muajin e kaluar.

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu