Sunak merr vendimin për emigrantët, pritet ta vendosë Shqipërinë në një nivel me vendet “e sigurta”

0
Gjigandi

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak pritet të njoftojë vendimin e qeverisë së tij për çështjen e emigrantëve ilegalë shqiptarë. Mediat britanike raportojnë se vendimi është arritur pas disa javësh negociata intensive me qeverinë shqiptare, lidhur me fluksin e madh të varkave me emigrantë ilegalë që shkojnë në Britani përmes Kanalit, ku një pjesë e madhe e tyre janë shqiptarë, raporton Telegraph.

Sunak pritet të propozojë vënien e Shqipërisë në të njëjtin nivel me vendet “të sigurta” të BE-së, çka do t’i hapte rrugën deportimeve të shpejta të emigrantëve shqiptarë që kërkojnë azil në Mbretërinë e Bashkuar.

Ministrat britanikë do të përpiqen të shmangin kritikat nga avokatët e të drejtave të njeriut duke argumentuar se masat janë në përputhje me vendet e tjera evropiane, të cilat e trajtojnë Shqipërinë si një vend të sigurt dhe në këtë mënyrë përjashtojnë shqiptarët nga e drejta për të kërkuar azil.

Downing Street po shqyrton gjithashtu propozimet për kthimin e shqiptarëve që pretendojnë se janë viktima të skllavërisë moderne në vendin e tyre që aplikimet e tyre të përpunohen në Shqipëri për të parandaluar që ata të shfrytëzojnë vonesat prej më shumë se një viti për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar.

Vendimi për të refuzuar azilin, veçanërisht ndaj shqiptarëve është kritikuar nga zyrtarët e OKB-së të cilët janë shprehur se shkelen hapur konventat ndërkombëtare për emigrantët.

RonaTyra

Sunak e ka bërë të qartë se trajtimi i imigracionit të paligjshëm është një nga prioritetet e tij kryesore, së bashku me ekonominë, koston e jetesës. Ai donte gjithashtu të përcaktonte një strategji të re imigracioni përpara se deputetët konservatorë të shqetësuar të ktheheshin në zonat e tyre elektorale për Krishtlindje.

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu