Jehona e protestës së djeshme në Tiranë ka kaluar Shqipërinë. Ishte pikërisht ai rast i përdhunimit të të miturës nga një 65-vjeçar që bëri që Shqiptarët të vërshojnë në rrugë. Me anë të një story në Instagram, futbollisti i Brescias, Mario Balotelli ka shprehur solidaritetin e tij duke shpërndarë një foto ku duken dy vajza me banderola në duar.
Gjest i veçantë ky i italianit, i cili shpehherë është pro kauzave të tilla. Balotelli është një nga futbollistët që ka rënë pre e racizmit.