Sulmi terrorist në Ankara, Rama: Europa të kuptojë se duhet ta mbështesë më shumë Turqinë

0
Gjigandi

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka reaguar lidhur me sulmin terrorist në Ankara, ku mbetën të plagosur dy policë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministria dënon sulmin terrorist, duke shprehur solidaritetin e plotë me Turqinë.

Ndërkohë i uron shërim sa më të shpejtë të plagosurve.

Shqipëria dënon ashpër sulmin terrorist në Ankara. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Turqinë dhe refuzojmë çdo formë të dhunës terroriste. Mendimet tona janë me të lënduarit, teksa i urojmë atyre shërim të shpejtë!”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Edhe kryeministri Rama ka bërë një reagim në platformën X.

RonaTyra

“Sulmi terrorist në Ankara është një akt i neveritshëm e frikacak që Shqipëria e dënon ashpër. Duhet të shërbejë në Europë që të kuptojnë dhe mbështesin më shumë Turqinë në luftën e saj kundër terrorizmit”, shkruan Rama.

j.l./ ABC24.AL 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu