Sulmi terrorist i 24 shtatorit, tjetër operacion policor në Banjskë

0
Gjigandi

Policia e Kosovës është duke realizuar një operacion policor në veri, i cili lidhet me sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku u vra polici Afrimi Bunjaku.

Lajmi është konfirmuar nga Policia për mediat në Kosovë. Deri më tani, nuk raportohet për persona të arrestuar.

Ky aksion vjen pas sulmit të 24 shtatorit në veri të Kosovës, ku rreth 30 serbë, të armatosur rëndë dhe të maskuar u fshehën në manastirin në Banjskë për disa orë pasi vranë një efektiv policie dhe plagosën dy të tjerë.

Policia arriti që të rimerrte nën kontroll zonën, ndërsa disa terroristë u vranë.

 

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu