Sulmi, Izraeli mbledh 300 mijë rezervistë për luftën me Hamasin

0
Gjigandi

 

Izraeli i ka thirrur rreth 300.000 ushtarë rezervistë si përgjigje ndaj sulmit befasues nga militantët e Hamasit, njoftoi të hënën një zëdhënës i Ushtrisë së Izraelit.

Ushtria e përshkroi këtë thirrje si më të madhën në historinë e Izraelit për një kohë kaq të shkurtër.

Hamasi, i cili e kontrollin Rripin e Gazës, e nisi sulmin e fuqishëm befasues ndaj Izraelit të shtunën.

Izraeli thotë se më shumë se 700 njerëz janë vrarë dhe 100 të tjerë janë rrëmbyer nga Hamasi.

RonaTyra

Në Gaza, më shumë se 400 njerëz janë vrarë pas bombardimeve ajrore hakmarrëse nga Izraeli, sipas zyrtarëve palestinezë.

Ka shqetësime të mëdha për fatin e më shumë se 100 izraelitëve, të cilët u rrëmbyen dhe u dërguan në Rripin e Gazës.

Izraeli deklaroi luftë formalisht të dielën dhe i dha ushtrisë dritën jeshile për “hapa të mëdhenj ushtarakë” për t’u hakmarrë ndaj Hamasit për sulmin befasues të së shtunës.

Forcat izraelite thanë se i kanë sulmuar më shumë se 1.000 caqe brenda Rripit të Gazës gjatë natës mes 8 dhe 9 tetorit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu