Sulmet nga Hamasi, Ministria e Jashtme vë në dispozicion kontaktet për shqiptarët në Izrael

0
Gjigandi

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme që prej ditës së djeshme është në kontakt me të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë (punojnë/studiojnë) në Izrael.

Për shkak të situatës së jashtëzakonshme, Ministria ka vënë në dispozicion këtë informacion për qytetarët shqiptarë atje.

Aeroporti ndërkombëtar Ben Gurion  ( https://www.iaa.gov.il/en/) është i hapur.

Qytetarët shqiptarë që kanë nevojë për informacion për largimin nga Izraeli të  kontaktojnë  në nr.ëhats app: +972 54-904-2813 ose në adresën e emailit: [email protected]

Për arsye sigurie, këshillohet të mos ndërmerrni udhëtime drejt Izraelit, edhe nëse kishit planifikuar udhëtime drejt këtij shtetit.

RonaTyra

Rregullat e sigurisë që duhet të ndjekin qytetarët gjatë lëvizjeve, i gjeni në linkun e Home Command

https://www.oref.org.il/en

 

j.l./ ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu