Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar për situatën e rëndë në Izrael ku me qindra persona janë plagosur, ndërsa ka edhe viktima, si pasojë e sulmeve me raketa nga Hamasi.
Ministria bën të ditur se deri tani nuk ka asnjë shtetas shqiptar të lënduar nga këto sulme.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është duke ndjekur nga afër situatën e tensionuar në Izrael.
Sipas të dhënave deri më tani nuk ka asnjë shtetas shqiptar të lënduar nga këto sulme.
Të gjithë qytetarët shqiptarë në Izrael, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të kontaktojnë për çdo rast me Ambasadën shqiptare në Izrael në numrin e kontaktit: +972 54-4806601”, mbyllet reagimi i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.