Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka ndarë sot bilancin e vitit 2022 në policinë e shtetit dhe pritshmëritë me vitit 2023.
Çuçi u shpreh se do të ketë një ristrukturim në drejtoritë e policisë në të gjithë vendit. Ministri sqaroi se do të ketë sektorë të veçuar në luftën kundër krimit të organizuar. Pra do të ketë një drejtori për trafikun e drogës, grupet e organizuara dhe për krimet e rënda.
“Kjo është një reformë që ka qenë gjithnjë e rekomanduar nga partnerët tanë. Por që më në fund gjatë 2022 ne arritëm të bëjmë hapin e parë. Policia kriminale, duke filluar nga ky vit do të merret me krime të posaçme. Pra do ndahen në kategori, pothuajse si në të gjitha vendet perëndimore. Këtë ndarje duhet ta bëjmë nga qendra. Gjatë 2023, do vijojmë shtrirjen e vertikalitetit edhe në vendet e tjera. Kemi ndarë një drejtori të veçante me narkotikët, një që do merret me grupet e organizuara dhe me krimet e rënda. Pra do jenë të ndara në departamente. Unë besoj që ky ristrukturim do i japë shtysë shumë të madhe dhe shumë shpejt do shohim pritshmëri të reja në luftën kundër trafikut njerëzor, bandave të strukturuara etj.”, tha Çuçi
Sulmet kibernetike iraniane në Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit ka bërë që Qeveria të rrisë në mënyrë të ndjeshme investimet për mbrojtjen në internet.
“Ne kemi bërë të mundur që në vitin 2023 të kemi 7.6 herë investimet në fushën e teknologjike për policinë e shtetit. Vetëm nga burimet e policisë së shtetit, pa përfshirë financimet që pritet dhe na janë premtuar nga partnerët tanë. Që do të jenë kryesisht për fushën kibernetike. Ne po punojmë për ngritjen e një agjencie kombëtare për mbrojtjen kibernetike. Këto i kemi parashikuar të gjitha si investime për vitin 2023. Do të jemi një nga vendet me infrastrukturën më të mirë për mbrojtjen kibernetike”, ka thënë Çuçi.
j.l./ dita