Sulmet kibernetike, analisti: Mund të ketë dhe ekspertë shqiptarë të implikuar

0
Gjigandi

Analisti Mentor Nazarko ka reaguar në lidhje me sulmin kibernetik nga Irani dhe nëse Rusia ka rolin e saj në këto sulme.

Nazarko për ‘Abc’ tha se është e rëndësishme që të diskutohet se çfarë synojnë këto sulme dhe cilët janë përfituesit e saj.

Për Nazarkon sulmet kibernetike ‘janë një ‘lojë gjeopolitike’, me siguri është Irani, por mund të jetë dhe Rusia, përderisa janë dy vende miqësore me njëra tjetrën, ka dyshime që ka dhe hackera që vijnë nga Serbia’. Sipas Nazarkos, ‘informacionet nga specialistët e këtij sektori, theksojnë që ka edhe bashkëpunim nga brenda, ekspertë shqiptarë të implikuar, ekspertët e sulmeve kibernetike e vlerësojnë edhe këtë gjë’.

Për Nazarkon sulmet kibernetike janë një agresion i mirëfilltë, është një agresion që godet, dobëson dhe që ka qëllim de-stabilizimin e vendit. Duhet të mos jemi kaq vulnerabël në sulme të tilla, duhet të avancohemi dhe të kemi një avancim në statusin e Shqipërisë përderisa jemi edhe anëtar të NATO-s. Argumenti që përdor Irani është që Shqipëria strehon opozitën iraniane, nga teritori jonë, e cila po konspiron ndaj qeverisë aktuale në Iran.

Irani vetë ka akuzuar opozitën iraninae për sulme kibernetike në Republikën e Iranit.

RonaTyra

“Këto sulme ndaj Shqipërisë shihen si sulme ndaj NATO-s, krijimin e destabilizimit, shtënia në dorë e këtyre informacioneve, pavarësisht deklaratave qetësuese të kryeministrit që sistemi po funksionon, shihet edhe si sulm ndaj NATO-s. Ati i Shenjtë e ka quajtur luftën në Ukrainë, si luftë e tretë botërore. Rusia nuk kursehet në mjetet që përdor, përdoren armët konvecionale por edhe ato jo-konvecionale”, tha Nazarko.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu