Një mësues ka mbetur i vrarë dhe disa persona të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me thikë në një shkollë publike në Arras, Franca Veriore.
Sulmi raportohet të ketë ndodhur në Shkollën e Mesme Gambetta rreth orës 11:00 me orën lokale.
Sipas një postimi të bërë në platformën X nga ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, personi që kreu sulmin u ndalua.
Sipas BFMTV, i dyshuari është dëgjuar të thërrasë “Allahu Akbar” gjatë sulmit.
Mësuesi që mbeti i vrarë ishte mësues i gjuhës franceze, ndërsa mes të plagosurve është edhe një mësues i edukimit fizik. Mediat në vend raportojnë se sulmi u krye nga një ish-nxënës i shkollës.