Suella Braverman shkarkohet nga posti i sekretares së Shtetit për Punët e Brendshme në Angli

0
Gjigandi

Suella Braverman është shkarkuar nga posti i sekretares së Brendshme pas komenteve për protestat pro-Palestinës.

Sekretarja e Brendshme Britanike akuzoi efektivët blu se protestuesit agresiv te krahut të djathtë nuk u janë përgjigjur siç duhet ndërsa kanë injoruar terësisht turmat pro palestineze përgjatë protestave të tyre.

Rikujtojmë se pesë partitë opozitare kërkuan publikisht shkarkimin e saj nga detyra të enjten pasi Doëning Street tha se artikulli i Times, në të cilin Braverman pretendonte se oficerët e policisë pa emër ishin fajtorë për “standarde të dyfishta”.

Burime nga Partia Konservatore për “The Guardian”, thonë se Rishi Sunak po kryen një riorganizim ministror pasi ai kërkon të “forcojë ekipin e tij në qeveri për të dhënë vendime afatgjata për një të ardhme më të ndritshme”.

Mediat vendase thonë se sekretari i Jashtëm James Cleverly është parë në Downing Street, duke ndezur spekulime se ai mund të zërë vendin e Braverman në Ministrinë e Brendshme.

RonaTyra

Suella Braverman është një emër shumë i njohur edhe në Shqipëri për shkak të qëndrimit të ashpër që ajo ka mbajtur me emigrantët e paligjshëm shqiptarë që kanë shkuar në Britaninë e Madhe.

Ajo “u kishte shpallur” luftë emigrantëve që vijnë me gomone, duke hartuar politika të ashpra deri në dërgimin e tyre në Ruandë.

 

 

p.k\dita

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu