Stuhi ‘sociale’ kundër Ibrahimovic: Ku shkuan përbetimet, a e di se shoku yt Mihajlovic ka vdekur?!

0
Gjigandi

Një stuhi e vërtetë sociale ka shpërthyer rreth Zlatan Ibrahimovic. Lojtari i Milanit është kritikuar nga shumë për mospjesëmarrjen në funeralin e Sinisha Mihajlovic.

Tifozët e qortojnë atë, që nuk i ka shprehur ngushëllime familjes së ish-trajnerit të Bologna dhe në vend të kësaj ka preferuar të shkojë në Katar për finalen e Botërorit mes Francës dhe Argjentinës.

Ja disa komente negative nga ndjekësit e tij në Instagram: “Tradhtar”, “A e di se shoku juaj Sinisa ka vdekur?”; “Si e varrosi Ibrahimovic njeriun që e donte”; “Ibrahimovic tregoi fytyrën e tij të vërtetë: çfarë lloj njeriu është ai?”

Të tjerët preferuan ta pyesnin: “Zlatan nuk u patë në vdekjen e Sinisha, besoj se e keni bërë privatisht, duke pasur parasysh miqësinë që ju ka lidhur!!! Të paktën shpresoj”.

Ibrahimovic nuk iu është përgjigjur akuzave. Kohë më parë ai deklaroi se kur mësoi se Mihajlovic ishte sëmurë, nuk kishte mundur ta telefononte: “Nuk pata forcë, prita disa ditë. E mora në telefon, por nuk munda t’i jepja forcë, energji.

RonaTyra

Në fakt ishte ai, që më dha. Më tha: Mos u shqetëso, ky është një moment i vogël që do të kalojë. Unë i thashë: “Sinisha, nëse të duhet gjë më telefono, do të bëj gjithçka…”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu