Studimi amerikan: Personat që flenë vonë natën kanë një rrezik më të madh për t’u prekur nga këto sëmundje

0
Gjigandi

Ata që flenë vonë natën mund të jenë në rrezik më të madh për t’u prekur nga diabeti i tipit 2 dhe sëmundjet e zemrës, sesa ata që zgjohen herët, sepse trupat e tyre përdorin në mënyrë më efikase yndyrën e tyre si burim energjie dhe gjithashtu reagojnë më mirë në veprimin e insulinës, sipas një studimi të ri nga shkencëtarë amerikanë.

I ashtuquajturi kronotip i një personi, pra nëse ai është përgjithësisht tip i natës apo i mëngjesit, ndikon në aktivitetin e tij dhe ciklin e gjumit brenda 24 orëve, gjë që ka implikime për metabolizmin dhe shëndetin e tij në përgjithësi.

Studiuesit në Universitetin Rutgers në Nju Xhersi, të udhëhequr nga profesori Stephen Mullin, të cilët studiuan 51 persona të moshës së mesme mbipeshë për një javë dhe bënë botimin përkatës në revistën eksperimentale të fiziologjisë “Experimental Physiology”, zbuluan se ata që rrinë zgjuar natën vonë kanë një aftësi të reduktuar për të përdorur yndyrën e trupit si energji, si rezultat i të cilave lipidet rriten në trupin e tyre dhe kështu rrisin rrezikun kardiovaskular, për diabetin etj.

Dallimet metabolike midis dy kronotipeve bazë, etiologjia e të cilave ende nuk është shpjeguar plotësisht, lidhen me atë se sa mirë një person mund të përdorë hormonin insulinë për të lehtësuar përdorimin e glukozës nga qelizat e tyre si burim energjie.

Ata që janë aktivë herët, mbështeten më shumë në yndyrën e trupit si burim energjie dhe janë gjithashtu më të ndjeshëm ndaj insulinës.

RonaTyra

Nga ana tjetër, ata që qëndrojnë gjatë natën, përdorin më pak yndyrë në përgjithësi si në pushim ashtu edhe gjatë stërvitjes, ndërsa në të njëjtën kohë shfaqin rezistencë më të madhe ndaj insulinës.

Prandaj trupi i tyre ka nevojë për më shumë nga ky hormon për të ulur nivelet e sheqerit (glukozës) në gjak, ndërsa trupi i tyre gjithashtu priret të përdorë më shumë karbohidrate sesa yndyrna si burim energjie.

a.c./dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu