Studentët bojkotuan mësimin, Rektori i UT: Janë të lirë të ikin ku të duan, por Shqipëria ka nevojë për mjekë!

0
Gjigandi

Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxhaka komentuar protestën e studentëve të mjekësisë, duke thënë që e respekton, por theksoi se duhet ruajtur raporti mesinteresit publik dheatij personal.

Sipas rektorit, studentët tanimë duhet t’i drejtohen auditorit e më pas të mendojnë se ku do shkojnë.

Në studion e News24, Hoxha theksoi se bisedimet duhen vijuar ndërsa shtoi se “studenti është i lirë që të shkojë ku të dojë, por edhe shoqëria shqiptare ka nevojë për specialistë në fushën e mjekësisë.”

“Nuk është e mirë, është ditë feste, por ne jemi në shoqëri demokratike ku kushdo ka të drejtën të kërkojë të drejta dhe të protestojë e të mbajë qëndrime.

Studenti duhet tu drejtohen bankave të shkollës, pastaj ta mendojnë ku do shkojnë. Ka një raport mes interesit publik dhe personal, që duhet ruajtur.

Studenti është i lirë që të shkojë ku të dojë, por edhe shoqëria shqiptare ka nevojë për specialistë në fushën e mjekësisë. Mekanizmi i gjetur ndoshta mund të jetë provizor, mund të ketë të tjerë.

RonaTyra

Studentët duhet të kthehen në auditor, të vazhdojnë bisedimet dhe për ato gjëra që duhet të mbështeten ata do të mbështeten kurse për nevojat që ka shoqëria mund të kalohet në një përcaktim tjetër.”, tha rektori Hoxha.

a.c./dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu