Reperi u shpreh se sëmundja që vuan ish-partnerja e tij e “vret çdo natë” dhe se i ka mbetur brengë në shpirt.
Së fundmi, reperi ka zbuluar detaje te reja rreth ish-partneres së tij
“Nuk dua që të vijë këtu që ta shohin. Mjafton vetëm të pranojë që të takohemi. Jo që nuk ka pranuar po ajo jeton në Kanada dhe bën dy punë atje. E nxjerr lekun më së miri punon në bankë. Punon shumë. Nganjëherë më vjen gjynah se nuk ka kohë që të dalë as fundjavë”, u shpreh ai.
“E kam të vështirë të përshtatem me një femër. Nuk është histori gjashtëmujore por është diçka që ka zgjatur gjashtë vite e gjysmë. Nuk mund t’i them detajet. Vetëm të jetë mirë. Më ka vrarë më shumë se ajo ka tumor se nuk më ka vrarë mua ndarja, në kuptim e fjalës se çfarë më ka bërë plaga e saj që ka. Kuptoje një vajzë si ajo, ka dy punë, ka pasur ndarjen tonë mbi kurriz, tumorin në kokë. Më dhimbsen njerëzit shumë”, vazhdoi Stresi.
Por, teksa Stresi vijon me deklaratat për ishtë fejuarën e saj, jeta e Keisit në Kanada po vijon për bukuri. Në rrjet ka qarkulluar lajmi se ajo tashmë ka nisur një lidhje të re dashurie dhe e ka mbyllur njëherë e mirë kapitullin me reperin.
Pak kohë më parë, Stresi dhe Keisi rrëmbyen vëmendjen e ndjekësve me veprimet e tyre duke ngritur dyshime se mund të jenë rikthyer sërish bashkë. Reperi ka publikuar këngën e re me titull “M’ke harru”, që duket si dedikim për ishpartneren. Në këngë Stresi flet për një histori dashurie të përfunduar, teksa shprehet se nuk do gjejë më si partnerja në këngë dhe premtoi se do jetë gjithmonë pranë saj.