Stoltenberg: E rëndësishme që NATO ka shtuar praninë në Kosovë pas rritjes së tensioneve në veri

0
Gjigandi

 

Në nisje të takimit të ministrave të mbrojtjes në Bruksel, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se është e rëndësishme shtimi i trupave të KFOR-it në Kosovë pas rritjes së tensioneve në veri të vendit.

I shoqëruar nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, i cili ndodhet në selinë e NATO-s për të marrë pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës të udhëhequr nga SHBA, së bashku me më shumë se 50 vende, Stoltenberg foli për atë çfarë do të diskutojnë ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s.

Ai tha se temë diskutimi do të jetë mbështetja për Ukrainën, forcimi i parandalimit dhe mbrojtjes, operacionet dhe misionet e NATO-s dhe situatën në Lindjen e Mesme.

“Ne nesër do të takohemi dhe do të trajtojmë parandalimin dhe mbrojtjen. Ne ramë dakord për planet e reja të mbrojtjes në samitin Vilnius dhe tani gjithçka ka të bëjë me zbatimin e këtyre planeve të mbrojtjes me 300.000 trupa në gatishmëri të lartë. Ne gjithashtu do të trajtojmë misionin dhe operacionet e NATO-s, duke përfshirë praninë tonë në Irak, duke ndihmuar në parandalimin e kthimit të ISIS-it, si dhe praninë tonë në Kosovë, ne kemi parë tensione të shtuara atje, prandaj është e rëndësishme që NATO-ja ka rritur praninë e saj në Kosovë”, deklaroi Stoltenberg.

RonaTyra

Pas agresionit serb në fshatin Banjskë të Zveçanit, Britani e Madhe nisi 200 trupa shtesë në Kosovë, ndërsa është paralajmëruar se do të vijnë trupa shtesë nga Rumania si dhe nga Gjermania.

 

 

 

 

 

p.k\dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu