Sportistët që fitojnë më shumë në minutë

0
Gjigandi

Koha është para dhe askush nuk e di këtë më mirë se Conor McGregor. Në fakt, irlandezi 34-vjeçar, një nga fytyrat më të njohura në artet marciale mikse, është sportisti më i paguar në minutë në botë.

Ai u vendos në krye të kësaj renditjeje speciale nga një studim i kompanisë së basteve amerikane ‘OLBG’, që bazohej në fitimet dhe kontratat e sportistëve tek të cilët revista ‘Forbes’ kishte akses (ndeshjet që u zhvilluan nga 1 maji 2021 deri në të njëjtën ditë të vitit pasardhës për boksierët dhe luftëtarët, ndërsa për sportet ekipore është marrë në konsideratë sezoni 2021/22).

‘Notorious’ pushtoi majën falë pesë minutave të ndeshjes që humbi më 7 tetor 2021 në Las Vegas kundër amerikanit Dustin Poirier, e cila i dha plot 31 milionë euro (një milion në çdo nëntë sekonda dhe 6.2 milionë në minutë).

Më pas janë tre boksierë të tjerë: 32-vjeçari meksikan Canelo Alvarez me 80 milionë në 61 minuta boks (një milionë në 43 sekonda dhe 1.31 milionë në minutë), 34-vjeçari britanik Tyson Fury me 56 milionë në 55 minuta; a (1.03 milionë) çdo gjashtëdhjetë sekonda dhe 25-vjeçari amerikan Jake Paul (641,870 euro në minutë).

Pjesa tjetër e top dhjetës është monopolizuar nga yjet e NFL (të udhëhequr nga Ryan Ramczyk i New Orleans Saints, i pesti me 60,720 euro në minutë) dhe për të gjetur lojtarin e parë duhet të shkojmë deri në vendin e 18-të në të cilën megjithatë, nuk është Leo Messi.

RonaTyra

Kapiteni i kampionëve të botës, Argjentinës është në fakt vetëm i 22-ti (24,580 mijë euro në minutë), katër vende mbrapa brazilianit Neymar, shokut të tij të skuadrës te PSG, i cili në vend të kësaj është i detyruar të ‘kënaqet’ me 28,310 euro në minutë. Vetëm i 30-ti Cristiano Ronaldo (17,540 euro në minutë), shtatë vende përpara Kylyan Mbappé (6,740 euro në minutë).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu