Sporti shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta rekordmeni i xhudos Ram Kasmi

0
Gjigandi

Mundja, sambo dhe xhudoja shqiptare pak ditë më parë ka humbur një prej personaliteteve dhe figurave më të shquara Ram Kasmi i cili është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare. Ndërkohë Shoqata Kombëtare e Mundjes Shqiptare nderoi mjeshtrin e mundjes në ceremoninë mortore të organizuar në vendlindjen e tij në Milot ku bashkë me familjarët i dhanë lamtumira e fundit mjeshtrit, shokut, kolegut dhe mikut të tyre të shquar.

Ram Kasmi, një ndër figurat më të shquara të mundjes shqiptare, mundës kampion, anëtar i ekipit kombëtar, mjeshtër i merituar i sportit, nderi i sportit shqiptar, nderi i mundjes shqiptare, trajner në vite me ekipin e ‘Dinamos’ themeluesi i mundjes sambo, judos dhe trajner e përgatitës i shumë kampionëve dhe veçanërisht edukator i brezit të ri ndër vite.

“Shoqata Kombëtare e Mundjes Shqiptare i shpreh ngushëllimet me të thella familjes. I paharruar kujtimi për mjeshtrin e shquar Ram Kasmi” – thuhet në mesazhin e Shoqatës Kombëtare të Mundjes Shqiptare.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu