Spanja miraton ligjin që lejon adoleshentet të kryejnë abort pa pëlqimin e prindërve

0
Gjigandi

Spanja ka miratuar ligje që lejojnë vajzat e moshës 16 dhe 17 vjeç të bëjnë abort pa pëlqimin e prindërve dhe ofron leje me pagesë të financuar nga shteti për gratë që vuajnë nga periodat e dhimbshme. Ligji për shëndetin seksual dhe riprodhues u miratua nga parlamenti spanjoll të enjten.

Kështu Spanja bëhet vendi i parë evropian që parashikon pushimin me pagesë për gratë me dismenorre-a.

“Këto përparime na lejojnë të ushtrojmë lirinë mbi trupat tanë,” u tha ligjvënësve Ministrja e Barazisë Irene Montero përpara votimit, i cili u miratua me një shumicë 190-154 dhe pesë abstenime.

Ligji heq periudhën e detyrueshme tre-ditore të “të menduarit” për gratë që dëshirojnë të ndërpresin shtatzëninë, ndërsa adoleshentet të moshës 16-17 vjeç nuk do të kenë më nevojë për pëlqimin e prindit ose kujdestarit të tyre për të kryer një abort. Megjithatë, grupet kundër abortit dhe Kisha Katolike e kishin kundërshtuar projektligjin.

a.m/dita

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu