SPAK kërkon 19 vjet burg për Gentian Malindin, i akuzuar për kokainën nga Ekuadori

0
Gjigandi

SPAK kërkon dënimin me 19 vite burg për Gentian Malindin i akuzuar për trafik droge rasti i 137 kg kokainë nga Ekuadori.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi shkon 12.9 vite. Malindi u arrestua pas 2 viteve në arrati dhe lëvizte me dokumente të falsifikuara.

Pak kohë më parë, Gjykata e Posaçme pezulloi çështjen ndaj tij, për shkak se ishte në arrati.

Kokaina u pikas nga policia greke, të cilat bënë zëvendësimin e saj me oriz, në Portin e Pireut.

Më pas, u mbajtën nën vëzhgim lëvizjet e kontejnerit deri në Durrës, për të zbuluar rrjetin e trafikut të kokainës.

RonaTyra

o.j/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu