SONDAZHI: Cilat janë pritshmëritë e shqiptarëve për 2023-shin

0
Gjigandi

Shqiptarët presin nga 2023 më shumë të ardhura. Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania se çfarë duan më shumë në vitin e ardhshëm, 59% janë përgjigjur më shumë të ardhura, 15.3% e tyre duan një punë më të mirë, 12.6% duan që në vitin që vjen të largohen nga Shqipëria.

Shifrat vijojnë në zbritje me 4.3% që duan të përfundojnë shkollën, 3.7% duan të hapin një biznes, vetëm 1.1% duan më shumë pushime dhe 0.7% duan një familje.

Janë gratë ata që duan më shumë të ardhura me 61.9% dhe 56.3% janë meshkuj. Ndërsa meshkujt duan më shumë të largohen nga Shqipëria, me 15.8% dhe vetëm 9.4% femra.

Ata që dëshirojnë më shumë të ardhura janë mosha e tretë, pasi 83.7% e zënë 65-75 vjeçarët, 82.4% e zënë 55-64 vjeçarët, 66.4% e zënë 45-54 vjeçarët, 54.5% janë 35-44 vjeç, 44.9% janë 25-34 vjeç dhe 18.3% janë 18-24 vjeç.

Krejt e kundërta është për ata që duan të ikin, pasi 38.2% e zënë 10-24 vjeçarët, 16.9% e zënë 25-34 vjeçarët, 8.6% e zënë 35-44 vjeçarët, 6.6% e zënë 45-54 vjeçarët, 6.5% e zënë 55-64 vjeçarët dhe vetëm 0.6% janë 65-75 vjeç.

RonaTyra

Kur i pyesim se sa optimistë janë për të ardhmen, vetëm 1.9% janë shumë optimistë, 32.5% janë optimistë, 36.2% janë njësoj, 24.5% nuk janë optimistë dhe 4.3% nuk janë aspak optimistë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu