Socialistët në fushatë; Nikolla anulon seancën parlamentare

0
Gjigandi

Kuvendi kishte parashikuar që ditën e sotme të mblidhej në seancë plenare. Por me anë të një shkrese, kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka njoftuar deputetët e opozitës për anulimin e saj.

Në letrën e Nikollës thuhet se për shkak të kërkesës së disa deputetëve të cilët janë të angazhuar në fushatë me zgjedhësit, seanca e sotme do të shtyhet.

“Nisur nga kërkesa e disa deputetëve se për shkak të angazimeve të tyre në veprimtari me zgjedhësit e kishin të pamundur pjesëmarrjen në seancën e ditës së hënë, kam ngarkuar shërbimin  e seancës të njoftojë deputetët për moszhvillimin e seancës” – thuhet në shkresën e saj.

Më tej ajo shton se Kuvendi ka pasur edhe raste të tjera kur kryetari i Kuvendit ka vendosur të mos zhvillohet seanca plenare në datën e planifikuar për shkak të kërkesave të ardhura nga deputetët.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu