SLLOVENI: Shahistja shqiptare 13-vjeçare, shpallet kampione Europe!

0
_upscale
Gjigandi

Një sukses i madh është regjistruar në shahun shqiptar, pasi 13-vjeçarja Kler Çaku është shpallur kampione Europe.

Vogëlushja shqiptare ka arritur të marrë këtë çmim pas 7 fitoreve dhe 2 barazimeve në Kampionatin e Rapidit që sapo ka përfunduar në Slloveni.

Çaku ka fituar në një kompeticion ku merrnin pjesë vajzat deri në moshën 14-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Federata Shqiptare e Shahut me anë të një postimi në faqen zyrtare.

RonaTyra

SUKSESI I MADH I SHAHUT SHQIPTAR!

“13-vjeçarja Kler Çaku, me 7 fitore dhe 2 barazime, shpallet KAMPIONE EUROPE, në Kampionatin e Rapidit, që sapo mbaroi në Slloveni, për vajzat deri në moshën 14-vjeçare”, shkruan FSHSH.

p.c. / ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu