Një 28-vjeçar është fiksuar nga kamerat e sigurisë së një banese, në momentin kur futet fshehurazi për të vjedhur. I riu është identifikuar si Emiljan Ali (Gjoni) dhe është vënë në pranga nga uniformat blu. Gjatë kontrollit policia i gjeti aksesorë floriri, 7500 euro dhe 1138 paund të vjedhura në këtë banesë.
Ishte pronari i banesës në Shkozë që denoncoi rastin, ndërsa i riu me një pjesë të parave mësohet të ketë blerë telefon. Ai rezulton i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
a.c./dita